Uragani Melissa ka goditur Kubën këtë të mërkurë, disa orë pasi shkaktoi shkatërrim në Xhamajkën fqinje, teksa kjo ishte stuhia më e fuqishme që goditi këtë ishull në Karaibe.
Pas stuhisë së fuqishme, në rrjet kanë qarkulluar fotografi dhe video, që tregojnë shkatërrimet masive, ndërsa pjesa më e madhe e ishullit është pa energji elektrike dhe me banesa të përmbytura.
Një zyrtar lokal e përshkroi skenën si “si një skenë nga një film apokalipsi”, sipas BBC-së. Komunikimet janë ndërprerë dhe shkalla e vërtetë e dëmit mbetet e panjohur. Kryeministri Andreë Holness e shpalli Xhamajkën një “zonë fatkeqësie”, duke paralajmëruar për dëme të mëdha në spitale, shtëpi dhe biznese.
Në veri, qendra turistike e Montego Bay është përmbytur. Kryetari i bashkisë për mediat ka thënë se qyteti është i ndarë në dysh nga uji. Rrugët janë të pakalueshme, aeroporti mbetet i mbyllur dhe dëmi në turizëm konsiderohet i madh. Autoritetet madje kanë paralajmëruar për rrezikun e shfaqjes së krokodilëve në zonat e banuara për shkak të rritjes së nivelit të ujërave, ndërsa pamjet filmike tregojnë edhe peshkaqenë.
Melissa goditi brigjet jugore dhe lindore të Kubës me erëra që arritën deri në 195 kilometra në orë, tha Qendra kombëtare amerikane për uragane.
“Melissa” ishte uragani më i fortë se ai i “Katrina” që rrafshoi New Orleans në vitin 2005./vizionplus.tv

Leave a Reply