Bill Gates ngre alarmin: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha

Bill Gates ngre alarmin: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha

Filantropi amerikan dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka paralajmëruar se prioritetet globale duhet të ndryshojnë urgjentisht, pasi “uria dhe sëmundjet janë dy nga problemet më të mëdha dhe më të neglizhuara të njerëzimit”. Në një shkrim të publikuar së fundmi, Gates thekson se megjithëse ndryshimet klimatike janë shqetësuese, ato “nuk do të çojnë në zhdukjen e njerëzimit”, ndërsa pasojat e urisë dhe mungesës së kujdesit shëndetësor po marrin jetë çdo ditë. Sipas tij, shumë nga investimet në luftën kundër ndryshimeve klimatike janë “të kushtueshme, të diskutueshme dhe joefektive”, ndërkohë që fondet duhet të përqendrohen tek programet humanitare që shpëtojnë jetë. Gates kërkon që filantropët dhe qeveritë të rishikojnë shpërndarjen e burimeve dhe të vendosin në qendër “parandalimin e vuajtjes njerëzore”, veçanërisht në vendet më...