Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se drejtësia shqiptare po shkon drejt një kolapsi moral e institucional. Në një deklaratë për mediat, Berisha u ndal te statistikat e dënimeve për korrupsion gjatë viteve të qeverisjes së tij, duke i krahasuar me situatën aktuale.
“Në vitet 2008–2009, sipas raporteve të Departamentit të Shtetit dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, u dënuan 630 zyrtarë për korrupsion. Ndërsa tani, sipas raportit të Altin Troplinit, janë dënuar vetëm 199 persona tre herë më pak, dhe një pjesë e tyre janë për krim të organizuar”, tha Berisha.
Berisha shtoi se gjatë periudhës së qeverisjes së tij kishte funksionuar një “task-forcë kundër korrupsionit” që garantonte bashkërendimin mes institucioneve të hetimit dhe ndëshkimit.
“Përpara ishte task-forcë. Kjo do të thotë që nuk e mbyllte dot dosjen as prokurori, as polici, as doganieri, sepse ishin të gjithë bashkë. Tani prokurori është ‘i pavarur’ dhe bën pazare”, theksoi ai.
Mburret Berisha: Në vitet 2008–2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, tani tre herë më pak
