“Lubi Balluku do të merret e pandehur për 1 mln euro”/ Mbledhja e grupit, Berisha: 2.2 mln euro në dosje

“Lubi Balluku do të merret e pandehur për 1 mln euro”/ Mbledhja e grupit, Berisha: 2.2 mln euro në dosje

Ka nisur mbledhja e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se zëvendës kryeministrja Belinda Balluku do të merret e pandehur për afera që shkojnë 1 milion euro. Sali Berisha: Në dosjen e Lubi Ballukut janë të qarta si kristali mbi 2.2 mln euro. Lubia do të merret e pandehur për 1 mln euro, apo mbase dhe më pak. Pra e vërteta është se dosjet mbyllen me qese parash dhe kjo është e tmerrshme për këtë vend.