Dhimbje në shkollën e adoleshentit/ Lule në klasën e 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident

Dhimbje në shkollën e adoleshentit/ Lule në klasën e 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident

Në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë ku studionte 17 vjeçari Leandro Shametaj i cili u përplas për vdekje nga një makinë e mërkura ishte ditë zie. Një mesazh ngushëllimi në hyrje të shkollës dhe një buqetë me lule në bankën e 17 vjeçarit. Shokët dhe mësuesit e kujtojnë si një nga nxënësit më të mirë të shkollës. Nxënës dhe mësues i janë bashkuar familjarëve të 17 vjeçarit në lamtumirën e fundit. Leandro Shametaj po kthehej nga puna për në shtëpi me motor kur është përplasur nga makina që drejtohej nga 32 vjeçari Haiti Bajramaj. 32 vjeçari u arrestua nga policia e cila tha se po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe pas testeve rezultoi në gjendje të dehur.