Pas shkatërrimeve në Xhamajkë, uragani Melissa godet Kubën

Pas shkatërrimeve në Xhamajkë, uragani Melissa godet Kubën

Uragani Melissa ka goditur Kubën të mërkurën, disa orë pasi shkaktoi shkatërrim në Xhamajkën fqinje, teksa kjo ishte stuhia më e fuqishme që goditi këtë ishull në Karaibe. Melissa goditi brigjet jugore dhe lindore të Kubës me erëra që arritën deri në 195 kilometra në orë, tha Qendra kombëtare amerikane për uragane. “Stuhia shkatërruese, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut si dhe erërat e fuqishme të uraganit po vazhdojnë edhe mëngjesin e sotëm”, tha kjo qendër. Afër 735 mijë persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre në pjesën lindore të Kubës teksa stuhia afrohej, thanë autoritetet. Presidenti kubanez, Miguel Diaz-Canel, paralajmëroi të martën se stuhia mund të “shkaktojë dëme të mëdha” dhe u bëri thirrje njerëzve të respektonin urdhrat për evakuim. Fuqia e uraganit Melissa është...