PS-PD, debat për korrupsionin, Bardhi: Qeverinë e komandon krimi. Manja: Po baltosni Shqipërinë

Pavarësisht se reforma në drejtësi është vlerësuar nga aktorët ndërkombëtarë, opozita mendon të kundërtën.
Në tryezën e komitetit parlamentar të Stabilizim-Asocimit, Shqipëri-Bashkimi Evropian, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi solli në vëmendje një sërë çështjesh që sipas tij në thelb kanë korrupsionin e sjellë nga keqqeverisja.
“Vështirë të evidentosh ndonjë progres gjatë qeverisjes së partisë në pushtet. Parlamenti dhe qeveria nuk kane legjitimitet demokratik. Grupet kriminale perdorin ekonomine shqiptare per pastrim parash sidomos në sektorin e ndërtimit.”

Por në emër të mazhorancës, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh se këto akuza thjesht baltosin figurën e Shqipërisë.
“Por dua ta nis me keqardhje sepse dallimet tona politike nuk mund të jenë argument për ta bërë pis Shqipërinë. Të mbështesë integrimi në BE pasi ke hedhur një mal me akuza dhe e ka bërë baltosur Shqipërinë nuk më duket qasje e sinqertë.”
Të njëjtën linjë mbajti dhe kreu i grupit socialist Taulant Balla, i cili i rikujtoi opozitës, se ndërkombëtarët kanë dijeni për çdo punë të bërë nga Shqipëria.
“Europianet I lehtesojne vete raportet per shqiperine e nuk kane nevoje qe tua lexojme ne ne shqip.”
Ndërkaq, në emër të Komisionit Europian, Andreas Schider u shpreh se Shqipëria ka bërë progres të qartë në fushën e drejtësisë ndërsa vuri theksin tek bashkëpunimi mes aktorëve politikë.
/vizionplus.tv