Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“P*rnografi me fëmijë dhe trafik droge”/ Ilir Prodës iu hap adresë e-maili false, zbardhen SMS-të kërcënuese ndaj qytetarëve
Është zbardhur email me mesazhe kërcënuese që i dërgoheshin qytetarëve në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Në mesazhin dërguar qytetarëve, me adresën falso që iu hap Ilir Prodës, shkruhet se në hapësirën e tyre kibernetike janë gjetur disa krime kibernetike dhe vepra të paligjshme penale të drogës. “Disa agjenci kombëtare dhe ndërkombëtare të zbatimit të krimit kibernetik kanë identifikuar aktivitetet tuaja të paligjshme në internet, të tilla Pornografia me fëmijë. Homoseksualiteti. Pornografia në internet. Ekzibicionizmi. Seksi komercial. Trafikimi i drogës”, shkruhet në e-mail. Qytetarëve u jepet 24 orë kohë për t’u paraqitur në selinë e policisë, departamentin e krimit kibernetik ose për të dërguar një email të menjëhershëm pasues, në të kundërt ndaj tyre do të bëhej një arrestim i menjëhershëm....