Indoneziania lind foshnjën dhe e braktis në banesën e saj në Tiranë

Indoneziania lind foshnjën dhe e braktis në banesën e saj në Tiranë

Një shtetase nga Indonezia është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka braktisur në banesën ku jetonte foshnjën e lindur. Procedimi në gjendje të lirë nisi për shtetaset indoneziane A. P., 20 vjeçe, A. Ë., 29 vjeçe, B. L., 20 vjeçe, S. F., 28 vjeçe dhe P. G., 19 vjeçe, pasi dyshohet se shtetasja A. P. ka braktisur në banesë, foshnjën që ka lindur aty, ndërsa 4 shtetaset e tjera të proceduara nuk kanë kallëzuar krimin.