“Ta dish” fiton çmimin e parë në Festivalin e Këngës “Luleborë”

“Ta dish” fiton çmimin e parë në Festivalin e Këngës “Luleborë”

Pas dy netëve magjike në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, edicioni jubilar i festivalit të këngës “Luleborë” uli siparin e tij. Kënga “Ta dish” u vlerësua me çmimin e parë në edicionin e 10-të të Festivalit “Luleborë”. Kënga u interpretua nga Glerdit Turmetaj dhe ishte me muzikë dhe tekst të Leon Lekaj. Edicioni i 10-të i “Luleborës” i paraqiti publikut 15 këngë të reja. Ky edicion solli emocione, art dhe mbi të gjitha muzikën qytetare shkodrane. Por ishte Glerdit Turmetaj ai që rrëmbeu zemrat e publikut dhe të jurisë, e cila përbëhej nga Osman Mula, Bashkim Alibali, Eli Fara, Armando Lika dhe Rosela Gjylbegu. Drejtues artistikë të Festivalit të Këngës “Luleborë” ishin sopranoja Inva Mula dhe kompozitori dhe mjeshtri i korit, Zef Çoba. Fituesi...