“Shteti është dorëzuar”/ Reagon ‘Shqipëria Bëhet’: Krimi po na merr zvarrë, ndërsa shqiptarët po vriten rrugëve

“Shteti është dorëzuar”/ Reagon ‘Shqipëria Bëhet’: Krimi po na merr zvarrë, ndërsa shqiptarët po vriten rrugëve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ Elton Laska, ka reaguar ashpër ndaj situatës alarmante të sigurisë publike në vend, duke akuzuar Ministrinë e Brendshme për dështim total në garantimin e rendit dhe jetës së qytetarëve. “Ndërsa shqiptarët po vriten rrugëve, Ministria e Brendshme merret me pashaportizime dhe monopatina. Kjo është fytyra e një qeverie që ka humbur kontaktin me realitetin. Në vend që të mbrojë jetën e qytetarëve, ajo bën propagandë”, deklaroi Laska. Laska i referohet ditës së djeshme si “një të marte të zezë për Shqipërinë”, pas serisë së ngjarjeve të rënda që tronditën vendin në pak orë. “Një 17-vjeçar që kthehej nga puna u përplas për vdekje në Vlorë, një zyrtar tatimesh u sulmua me tritol në Shkodër, një baba u...