Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Zyra e Komisionerit dhe Shoqata e Siguruesve diskutojnë zbatimin e ligjit për të dhënat personale
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, zhvilloi një tryezë pune me Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë dhe drejtues të kompanive të sigurimeve, me fokus zbatimin në praktikë të ligjit të ri nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.Në fjalën e tij, Komisioneri z. Besnik Dervishi, vlerësoi rolin e sektorit të sigurimeve si një ndër sektorët kryesor në përpunimin e të dhënave personale.Komisioneri u bëri apel përfaqësuesve të kompanive të sigurimit që ta shohin Zyrën e Komisionerit si partner në këtë proces dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e ligjit, duke garantuar se Zyra do t’i mbështesë me trajnime, orientime dhe udhëzime praktike për përputhshmërinë me standardet e reja.Ai shtoi se, Zyra e...