Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kapet 25 vjeçari që do çonte drogë në Kosovë, procedohet dhe nëna e tij
Policia e Tropojës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Dragobia”, i zhvilluar për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në fshatin Dragobi, i cili posedonte në banesë 655 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa. Nga hetimet paraprake dyshohet se i riu kishte për qëllim trafikimin e drogës drejt Kosovës. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndën narkotike në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale, është proceduar penalisht edhe nëna e 25-vjeçarit, shtetasja A. M., 45 vjeçe, e cila dyshohet se ka tentuar të...