Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kreshnik Bajraktari në krye të DPSHTRR, Balluku: Drejtues mbështetës dhe me vizion
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot drejtuesin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Kreshnik Bajraktarin, duke vlerësuar punën e deritanishme të institucionit dhe transformimin që ka pësuar ndër vite. Ajo shtoi se inovacioni u bë baza e çdo shërbimi publik në DPSHTRR, duke e kthyer institucionin në një shembull të suksesit për mënyrën si duhet të ofrohen shërbimet ndaj qytetarëve. Ministrja kujtoi situatën e vështirë të viteve të para të reformës, veçanërisht në arkiva dhe zyrat rajonale. “Në vitin 2020 vizitova arkivën e Fierit, ku tavani i katit të parë ishte i harkuar nga pesha e dokumenteve, dhe në Laç uji arrinte deri në një metër. Vendosëm të nisnim një proces të gjatë për të ndërtuar...