Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Provat ‘amerikane’ të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes
Provat ‘amerikane’ të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes Nga Ilir Meta Dje u shpërnda lajmi i “madh” për të njëqindën herë në mediat e regjimit nga SPAK-u i Duman zëmekurit një natë më parë në Kuvendin e Shqipërisë se kishte mbërritur prova “amerikane” kundër Ilir Metës me letërporosi nga matanë Atlantikut. Dua të garantoj të gjithë qytetarët shqiptarë se “prova amerikane” kundër Metës është si tigrat nga Bangladeshi që solli Kimetja, që nuk prodhojnë energji për shqiptarët. Edhe kjo “provë” nuk prodhon dot as fakt penal dhe as fajësi për Ilir Metën. Midis kompanisë GSIS dhe LSI ka patur një kontratë shumë të detajuar e të mirëpërcaktuar se si realizohej çdo shërbim dhe çdo pagesë dhe kjo është në dispozicion të SPAK-ut...