Kushtoi 700 milionë euro, hoteli 105-katësh që nuk ka pritur ende vizitorin e parë në 38 vite

Kushtoi 700 milionë euro, hoteli 105-katësh që nuk ka pritur ende vizitorin e parë në 38 vite

Në zemër të Phenianit, kryeqytetit të Koresë së Veriut, ngrihet një piramidë gjigante 105-katëshe, e njohur si Hoteli Ryugyong – një ndërtesë 330 metra e lartë që prej 38 vitesh qëndron e papërfunduar, duke u kthyer në një simbol të dështuar të fuqisë dhe modernitetit. Ndërtimi i saj filloi në vitin 1987, me synimin që hoteli të ishte më i larti në botë, me 3.000 dhoma, pesë restorante dhe një kat të sipërm rrotullues. Por kriza ekonomike e viteve ’90 që goditi Korenë e Veriut e ndaloi përfundimisht projektin. Deri në vitin 1992, ndërtesa kishte arritur lartësinë e saj maksimale, por mbeti një skelet betoni, pa përfunduar asnjë kat të brendshëm. Në vitin 2012, kompania gjermane Kempinski njoftoi se do ta menaxhonte hotelin, por pak...