Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ndaluan shtetasin S. Sh., 59 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën afër banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1275 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 04.09.2025.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin Gj. M., 64 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shhkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhunimi i banesës” dhe “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se më 14.04.2024, në fshatin Buhot, Pukë, ka dëmtuar stallën në pronësi të shtetases Gj. F., si dhe ka vjedhur bagëti dhe produkte ushqimore në banesën e shtetasit M. F.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!
