Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, mbajti sot fjalën në takimin e 20 të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian.
Gjatë fjalës së tij Blushi komentoi situatën e institucioneve në vendin tonë, që sipas tij janë nën kontrollin e kryeministrit Edi Rama. Blushi u ndal te arrestimet e anëtarëve të kabinetit qeveritar, duke i cilësuar ato si “gjoja arrestime”.
“Gjoja arrestimet e anëtarëve të kabinetit qeveritar, janë thjesht statistikë, sa kohë gjakderdhja financiare e aferave të tyre korruptive ende vijon. Siç është rasti i inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston, por që vijon të paguhet me 90 mijë euro në ditë, pa harruar faktin se ishte Kryeministri ai që i dha bonusin 8% kompanisë kur ajo nuk ekzistonte as në letër e ndërkohë asnjë hetim real ndaj tij nuk ka nisur”, tha Blushi.
Tedi Blushi:
Kjo reflektohet qartë në pandëshkueshmërinë e Kryeministrit Edi Rama, autorit të shkatërrimit të saj. Edhe gjoja arrestimet e anëtarëve të kabinetit qeveritar, janë thjesht statistikë, sa kohë gjakderdhja financiare e aferave të tyre korruptive ende vijon.
Siç është rasti i inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston, por që vijon të paguhet me 90 mijë euro në ditë, pa harruar faktin se ishte Kryeministri ai që i dha bonusin 8% kompanisë kur ajo nuk ekzistonte as në letër e ndërkohë asnjë hetim real ndaj tij nuk ka nisur.
Shqiptarët e kanë humbur tërësisht besimin te drejtësia sepse kanë humbur të drejtën themelore të një procesi ligjor të drejtë, që zhvillohet në përputhje me ligjet dhe brenda një kohe të arsyeshme.
Urdhri publik i Edi Ramës më 7 maj 2022 nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, për arrestimin e dy liderëve kryesorë të opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta, ishte njëherazi edhe asgjësim përfundimtar i SPAK si institucion i pavarur.
“‘Gjakderdhja’ financiare e aferave korruptive vijon ende”/ Komiteti Parlamentar, reagon Blushi: Arrestimet e…
