Prezantohet drejtori i ri i Shërbimit të Transportit Rrugor

Prezantohet drejtori i ri i Shërbimit të Transportit Rrugor

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Kreshnik Bajraktari.Emërimi i Kreshnik Bajraktarit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor vjen pas largimit të ish drejtorit të përgjithshëm Ilir Mëngra, i cili në muajin korrik u emërua zv.kryetar i Bashkisë së Tiranës.Gjatë prezantimit ministrja Balluku bëri një paraqitje të bilancit të punës së kësaj drejtorie ndër vite.“Në fillim situata ka qenë flagrante, kur për të marrë lejen e drejtimit nevojiteshin 3-4 javë kohë pas aplikimit, si edhe duhet të kishe njohje, siç shpreheshin qytetarët. Nuk mbarojë punë për lejen e drejtimit dhe çështje të automjetit. Çdo gjë ndryshoi katërcipërisht falë punës suaj të palodhur dhe përdorimit të...