Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kishte mbjellë drogë në tokën e familjes, kapet i kërkuari
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 59 vjeçar, i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, kanabis sativa. 59 vjeçari S.Sh është kapur afër banesës së tij, në fshatin Aliaj, teksa bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, disa javë më parë. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën afër banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1275 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.