Policia apel qytetarëve: Mos hapni emaile në emrin tonë, janë mashtrime

Policia apel qytetarëve: Mos hapni emaile në emrin tonë, janë mashtrime

Policia e Shtetit ka njoftuar qytetarët për disa raste të fundit ku persona të paidentifikuar kanë krijuar adresa elektronike të rreme, duke përdorur kredencialet e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike. “Me këtë adrese, qytetarëve iu janë dërguar mesazhe kërcënuese, duke i njoftuar se janë në hetim për krime kibernetike ose vepra penale në fushën e narkotikëve, dhe iu kërkohet të paraqiten brenda 24 orëve në polici”, njoftojnë efektivët. Institucioni thekson se emailet janë false dhe nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit. “Policia e Shtetit nuk dërgon kurrë njoftime zyrtare për hetime nëpërmjet emailit. Asnjë strukturë policore nuk kërkon që qytetarët të paraqiten në polici pa një thirrje zyrtare, të firmosur dhe të protokolluar”, thuhet...