Armend Rexhepagiqi është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Familja e tij është me prejardhje nga Plava (Mali i Zi). Ai ka shkruar dhe kompozuar shumë këngë siç janë: “Qaforja”,” Edhe një herë”, “Ajo”, “Dashurinë ku e kam”. “Kujt do t’ia shpreh pikëllimin tim”, “Ti nuk më meriton”, “Harrova”, “Shko” e shumë këngë të tjera.
Në vitin 1990 ai përfaqësoi denjësisht Kosovën në Jugovizion (festival që mbahej në ish-Jugosllavi) për zgjedhjen e këngës për garën e Eurovizionit, kënga ishte në shqip dhe quhej “Mami, mami”.
Në vitin 2006 ai doli fitues në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Kur dashuria vdes” si dhe arriti të marr Çmimin e Kantautorit më të mirë.
Në vazhdim e gjeni tekstin dhe këngën e tij “Çka do të ndodhë me ne”:
Në tavolinën tonë më lulet nuk qëndrojnë,Ke harruar në toShikimet s’i kryqëzojmë për ne nuk bisedojmëDhe koha kalon ngadalëPor nuk ndahemi edhe pse s’jemi të lumturSa herë unë të shikoj dhe ti kur më shikonunë ndihem aq keqPastaj të flas ngadalë edhe pse mirë e diSe fjalët asgjë nuk ndryshojnëTi më shikon me dashuriPor shumë shpejt ne përsëri do t’grindemi.Çka do të ndodhë me neS’dua të ndahemi taniS’dua t’vazhdojmë kështu o dashuriÇka do të ndodhë dhe pseKur e di se askush nuk ka fajKur s’ka kuptim të thuhet “m’fal”
Çka do të ndodhë me ne?
Në tavolinën tonë më lulet nuk qëndrojnë,Ke harruar në toShikimet s’i kryqëzojmë për ne nuk bisedojmëDhe koha kalon ngadalëTi më shikon me dashuriPor shumë shpejt ne përsëri do t’grindemiÇka do të ndodhë me neS’dua të ndahemi taniS’dua t’vazhdojmë kështu o dashuriÇka do të ndodhë dhe pseKur e di se askush nuk ka fajKur s’ka kuptim të thuhet m’falÇka do të ndodhë me ne…
Këngën mund ta dëgjoni KËTU
E përgatiti: K. B.- ObserverKult
————————
Lexo edhe:
ARMEND REXHEPAGIQI: KUR DASHURIA VDES… (TEKSTI DHE KËNGA)

Leave a Reply