Çka thoshte Frojdi për Dostojevskin dhe veprën e tij?

Çka thoshte Frojdi për Dostojevskin dhe veprën e tij?

Nga letërkëmbimi Zigmund Frojd-Stefan Cvajg (përktheu Rexhep Hida) I nderuar Zotëri, Tani që më në fund ndihem pak më i lirë, gjej rastin t’ju përcjell falenderimet e mia më të thella për librin tuaj të mrekullueshëm *1, që gjeta në tryezën time të punës që kam përlarë me një frymë që prej dy javësh; këtë libër e kam lexuar me një kënaqësi të veçantë, përndryshe, nuk do të kisha ndier nevojën t’ju shkruaja për këtë gjë. Intuita e përsosur e shkrirë me një mjeshtëri e me forcë të rrallë shprehëse, të japin një kënaqësi të jashtëzakonshme. Më shumë më ka bërë përshtypje përshkallëzimi në rrijte i akumulimit e i përqëndrimit, falë të cilit fraza juaj të bëhet gjithnjë e më e afërt dhe objekti që...