Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Si e kujtonte e bija Sami Frashërin: “Kur mbaronte korrigjimet, përplaste tri herë duart me njëra-tjetrën…”
Në librin “Njerëzit e famshëm që nuk i njohim”, me autor gazetarin turk Hikmet Feridun Es, mes personaliteteve spikat edhe enciklopedisti, dramaturgu, gjuhëtari, romancieri, përkthyesi, njeriu i rrallë për të gjitha kohërat, Sami Frashëri – apo Shemseddin Samiu, siç njihet ne historiografinë turke. Mes tyre, ai ka përcjellë për lexuesin kujtimet shumë të veçanta, treguar me shumë dashuri dhe besnikëri, nga vajza e madhe e Sami Frashërit, Samija.Gazetari thekson, se e bija ia kishte rrëfyer kujtimet për të atin, kur ishte 60-vjeçe. Kishte kujtesën e një 20-vjeçareje, thekson autori. Veç tjerash, ai potencon se Sami Frashëri kishte shumë shokë të ditur të kulturës islame, por nga pikëpamja e besimit fetar ai ishte ndarë nga ata përfundimisht, edhe pse fjala e fundit që ai ka thënë...