“The Fate of a Man “, aty ku dashuria vjen si forma më e lartë e qëndresës

“The Fate of a Man “, aty ku dashuria vjen si forma më e lartë e qëndresës

Për Mikhail Sholokhov nga Irena Dragoti“The Fate of a Man” më bëri të besoj se një vepër e madhe letrare nuk buron nga ndjesitë e çastit, por nga disiplina e të medituarit thellë pa lënë dhembjen, urrejtjen e pesimizmin të të fundosë! Kjo gjë përshkon veprën e Mikhail Sholokhovit “The Fate of Man”, shndërrimi i emocioneve personale në një strukturë objektive jashtë ndjesive e mendimeve të autorit. Në këtë vepër ndihet një frymëzim i madh i autorit nga filozofë si Platoni, Kanti. Dhe është Andrey Sokolov, protagonistit i tregimit, arketipi i njerëzve që përballen me zbrazëtinë pas katastrofës që e mishëron më së miri qëllimin e autorit!Në mes të stepave të Rusisë, ky burrë i thjeshtë, i lodhur nga jeta dhe i plagosur nga humbjet...