Neglizhuan pacienten duke çuar në humbjen e jetës së foshnjes, Prokuroria merr të pandehura mjekët obstetër-gjinekologë

Neglizhuan pacienten duke çuar në humbjen e jetës së foshnjes, Prokuroria merr të pandehura mjekët obstetër-gjinekologë

Prokuroria e Tiranës merr të pandehura dy mjeke obstetër-gjinekologe në maternitetin “Koço Gliozheni”, të cilat akuzohen se neglizhuan pacienten dhe gjendjen e saj të rënduar duke çuar në humbjen e jetës së një foshnjeje. Bëhet fjalë për shtetaset E.K. dhe I.M. Dy mjeket akuzohen për veprën penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”, lidhur me një rast që daton në vitin 2023. Hetimet ndaj dy gjinekologeve nisën pas denoncimit të shtetases G.S., ku rezultoi se këto dy mjeke, kanë treguar sjellje të pakujdesshme dhe neglizhente që përfshijnë mosrespektimin e protokolleve standarde, mosmonitorimin e shenjave vitale dhe mosreagimin ndaj ndryshimeve shqetësuese në gjendjen e pacientes. Më konkretisht, nga hetimet rezultoi se mjekja I.M. nuk ka hapur dhe nuk ka mbajtur historikun e të dhënave mjekësore për shtatzëninë e...