Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Bien në prangat e policisë dy persona në Shkodër/ Njëri kultivonte drogë pranë banesës, tjetri grabiste
Dy persona kanë përfunduar në pranga nga policia e Shkodrës për vepra të ndryshme penale. Një 59-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar 1275 bimë narkotike pranë banesës së tyre. Ndërkohë një 64-vjeçar është arrestuar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhunimi i banesës” dhe “Vjedhja”. Njoftimi i Policisë: DVP Shkodër/Kapen dhe vihen në 2 shtetas në kërkim. -Akuzohet se në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar 1275 bimë narkotike, afër banesës së tyre, në fshatin Aliaj, kapet dhe vihet në pranga 59-vjeçari. Bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, disa javë më parë. -Vihet në pranga...