Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Balluku prezanton drejtorin e ri të DPSHTRR: Ky institucion shembull se si duhet të ofrohen shërbimet publike! Bajraktari: Detyrë me përgjegjësi
TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ditën e sotme ka prezantuar drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ((DPSHTRR), Kreshnik Bajraktarin. Ministrja Balluku tha se DPSHTRR falë investimeve dhe inovacionit është kthyer në një model suksesi në shërbimin publik. Belinda Balluku: DPSHTRR solli si risi inovacionin. Qe një dallëndyshe e parë. Kemi hapur zyra dhe drejtori rajonale. Ka qenë një reformë e thellë e bërë me pasion, vullnet dhe përpikëri që ka sjell DPSHTRR në një nivel ndërmarrjeje, që kryeministri Rama dhe ne të tjerët e marrim si shembull se si duhet të ofrohen shërbimet publike. Kreshnik Bajraktari tha se është i vetëdijshëm për peshën që ka detyra, por shprehu bindjen se në bashkëpunim me stafin e DPSHTRR do...