“Balluku nën hetim nga SPAK”/ Reagon ashpër Bardhi: Shkelje në tenderë miliona euroshe, por vijon të jetë, krah Ramës

“Balluku nën hetim nga SPAK”/ Reagon ashpër Bardhi: Shkelje në tenderë miliona euroshe, por vijon të jetë, krah Ramës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar se zëvendës kryeministrja Belinda Balluku vijon të mbetet numri 2 i qeverisë. Rama edhe pse është zyrtarisht person nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Në vijim të Takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bashkimi Europian, ku po zhvillohen punimet e Sesionit të II-të, Bardhi ka kujtuar edhe takimet në Aruba dhe lidhjet e krimit me mazhorancën në pushtet. “Në 23 shtator një investigim i media italiane përshkruan takime të fshehta në ishullin Aruba ku sipas dokumenteve të antimafias italiane kanë marrë pjesë biznesmenë, eksponentë të krimit dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare. Është folur në lidhje me ndërtimin e kullave në Tiranë dhe ndërtime strategjike. Në qendër të...