Fertilizimi invitro në shtet, 162 gra të trajtuara në gati dy vite, 3 lindje të arritura

Fertilizimi invitro në shtet, 162 gra të trajtuara në gati dy vite, 3 lindje të arritura

Rritet numri i grave që po i nënshtrohen trajtimit të fertilitetit invitro në institucionet shëndetësore publike.Prej gati dy vitesh ofrim të shërbimit falas pranë Qendrës së Riprodhimit Mjekësor të Asistuar (Q.R.M.A), strukturë brenda materniteti shtetëror “Koço Glozheni” janë trajtuar 162 paciente. Kostoja totale për trajtimin e pacienteve llogaritet rreth 124 mijë euro. Arrin në tre numri i bebeve të lindura nga fertilizimi invitro.Në vitin e parë të ofrimit të shërbimit falas nga shteti, sipas të dhënave të raporteve të monitorimit financiar për Ministrinë e Shëndetësisë janë trajtuar për fertilizimin invitro 30 pacientë me një kosto prej 326,971 lekë/pacientë. Për 2024 kostoja totale e shpenzimeve llogaritet në vlerën e 9,809,130 lekëve.Për 4-mujorin e parë 2025 janë trajtuar 45 pacientë me një kosto prej 9,588.8 lekë/pacientë. Për...