Meriton Mjekiqi: Kam humbur çdo kontakt me djalin, do ta kërkoj deri në fund

Meriton Mjekiqi: Kam humbur çdo kontakt me djalin, do ta kërkoj deri në fund

Ish-finalisti i “Big Brother Vip 3”, Meriton Mjekiqi, ka folur sot me emocione të forta në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku ka treguar se prej kohësh nuk ka më asnjë kontakt me djalin e tij. Moderatori, i prekur nga mungesa e të birit, iu drejtua publikisht ish-partneres së tij me një mesazh të ndjerë. “Problemet e mia vazhdojnë me nënën e djalit. Kam humbur çdo kontakt, nuk kam kontakt për me e dit si e kam djalin. Djali ka bo 7 vjet, më mungon, deri në fund kam me kërku djalin. Besoj se gjyqet do vazhdojnë, do i përgjigjem deri në fund,” tha ai me zë të dridhur. Mjekiqi u shpreh se, megjithëse ndarja me ish-partneren ishte një vendim i përbashkët për...