Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Quentin Tarantino rikthehet pas 30 vitesh në aktrim!
Pas më shumë se tre dekadash qëndrimi pas kamerës, regjisori legjendar Quentin Tarantino po rikthehet në botën e aktrimit me një rol të ri surprizues. Fituesi i shumëfishtë i çmimeve ndërkombëtare do të shfaqet në filmin “Only What We Carry”, nën regjinë e Jamie Adams, në atë që përshkruhet si projekti i tij më i rëndësishëm në ekranin e madh që nga “From Dusk Till Dawn” (1996). Drama, e cila është xhiruar në Francë, trajton tema të ndjeshme si dashuria, humbja dhe forcën për të ecur përpara pas momenteve të vështira. Filmi është cilësuar si një “udhëtim emocional dhe intim”, ku Tarantino luan rolin e John Percy-t, mikut të ngushtë të personazhit kryesor Julian Johns, i interpretuar nga Simon Pegg. Në kastin e filmit bëjnë...