VIDEO / 12 pistoleta, 6 automatikë e 5 snajpera! Zbulohet arsenal i frikshëm në Tiranë, pranga 34-vjeçarit

VIDEO / 12 pistoleta, 6 automatikë e 5 snajpera! Zbulohet arsenal i frikshëm në Tiranë, pranga 34-vjeçarit

Zbulohet një baza ku ishin fshehur një arsenal armësh të dyshuara të trafikuara në Tiranë. Për pasojë është arrestuar shtetasi Eugert Sino, 34 vjeç, i cili dyshohet se i posedonte. Policia sekuestroi 23 armë zjarri (5 prej tyre me snajper), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, paisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që posedonte arsenal armësh, Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, ditën e sotme, ka zhvilluar në drejtimin e...