Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Merren të pandehura dy gjinekologe, neglizhuan pacienten duke çuar në humbjen e jetës së foshnjës
Dy mjeke obstetër-gjinekologe, janë marrë si të pandehura ditën e sotme, 29 tetor, nga Prokuroria e Tiranës, pasi kanë neglizhuar një paciente të tyre dhe gjendjes e saj të rënduar, duke çuarnë humbjen e jetës së një foshnjeje. Sipas njoftimit zyrtar të organit të akuzës, dy mjeket nuk respektuar protokollet standarde, nuk monitoruan shenjat vitale të pacientes, si dhe nuk reaguan ndaj ndryshimeve shqetësuese të gruas. Të pandehura janë marrë mjeket I.M., dhe E.K., për veprën penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”. Kështu, mjekja I.M., sipas prokurorisë, nuk ka hapur e as nuk ka mbajtur historikun e të dhënave mjekësore të shtatzënisë së pacientes, e pavarësisht shqetësimeve të shumta të kësaj të fundit, gjinekologia nuk ka reaguar në kohë përmes ekzaminimeve të detajuara shtesë. Kjo neglizhencë,...