95 punonjës shëndetësorë mbahen peng nga Izraeli, thirrje për lirim

95 punonjës shëndetësorë mbahen peng nga Izraeli, thirrje për lirim

Më shumë mjekë dhe profesionistë të shëndetësisë po mobilizohen dhe po bëjnë thirrje për veprim, duke kërkuar lirimin e Dr. Hussam Abu Safia dhe të paktën 94 mjekëve e infermierëve të tjerë palestinezë, që mbahen aktualisht peng nga autoritetet izraelite. Të hënën, në një aktivitet të organizuar nga Healthcare Workers Watch (HWW) dhe Amnesty International UK, dhjetëra mjekë e punonjës shëndetësorë protestuan jashtë spitalit “St Thomas’ Hospital” në Londrën qendrore, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë punonjësve shëndetësorë që ndodhen në kushte çnjerëzore në burgjet izraelite. Protesta u zhvillua vetëm disa ditë pasi një gjykatë izraelite zgjati me gjashtë muaj të tjerë ndalimin arbitrar të Dr. Hussam Abu Safia, në bazë të ligjit të ashtuquajtur “Unlawful Combatants Law”, i cili...