Bilanc i frikshëm në vetëm pak ditë, kush janë emrat “VIP” që iu janë bastisur zyrat, banesat, sekuestruar telefonat…

Bilanc i frikshëm në vetëm pak ditë, kush janë emrat “VIP” që iu janë bastisur zyrat, banesat, sekuestruar telefonat…

Elmas Bogdani Pas një periudhe të gjatë hetimesh intensive, lëvizjet e fundit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) po japin sinjale të qarta se institucioni është pranë të disa goditjeve të madha të pushtetarëve të korruptuar. Arrestimi më i bujshëm i muajve të fundit nga SPAK ka qenë ai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u ndalua në zyrën e tij në shkurt, duke shkaktuar tronditje politike në vend. Pas këtij zhvillimi, Prokuroria e Posaçme është fokusuar kryesisht në hetimet për krimet zgjedhore, si dhe në dosjet që lidhen me krimin e organizuar. Por  së fundmi, SPAK ka vijuar me një ritëm të lartë veprimesh hetimore, duke kryer kontroll në zyra dhe banesa të zyrtarëve, biznesmenëve dhe personave të lidhur me pushtetin...