Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
SPAK godet korrupsionin në sistemin e drejtësisë dhe sekserët e votave, si ranë në “grackë” zyrtarët që “ndihmonin”…
Rigels Seliman Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar për gjykim dy çështje të rëndësishme që tronditin sistemin e drejtësisë dhe integritetin e zgjedhjeve në vend. Në rastin e parë, gjashtë persona, mes tyre ish-zyrtarë policie, akuzohen për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe shpërdorim detyre, pasi kanë kërkuar deri në 7,500 euro për të ndikuar në vendime gjyqësore ndaj të arrestuarve. Hetimet zbuluan se grupi komunikonte përmes platformës së enkriptuar “Sky ECC”. Në rastin tjetër, SPAK ka çuar për gjykim Kalosh dhe Gazmend Peposhin, të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje gjatë fushatës së 11 majit 2025 në Kukës. Dy të pandehurit dyshohet se shpërndanin para në këmbim të votave për Partinë Socialdemokrate. Hetimet u bazuan në përgjime dhe vëzhgime të drejtpërdrejta nga policia. SPAK falënderoi...