Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
200 milionë euro për Diellën?/ Nini: Ja si manipulohen tenderët me inteligjencë artificiale
200 milionë euro për Diellën?/ Nini: Ja si manipulohen tenderët me inteligjencë artificiale Shifra prej 200 milionë eurosh e parashikuar për projektin ‘Diella’ ishte në qendër të një debati të nxehtë, ku ekspertët e cilësuan si të pajustifikuar dhe burim dyshimesh. CEO i Akromax, dhe eksperti i teknologjisë Aldor Nini solli një shembull krahasues tronditës nga Gjermania, ku sistemi kombëtar i menaxhimit të të gjitha taksave, ‘Elster’, kushtoi 120 milionë euro dhe shkaktoi një skandal publik për koston e lartë. ‘Dhe ne po flasim për 200 milionë euro për një video që na prezantohet’, tha ai me ironi, duke vënë në dyshim seriozitetin dhe transparencën e alokimit të fondeve. Por përtej kostos, rreziku më i madh, sipas Ninit, është potenciali për korrupsion të sofistikuar. Ai...