Shërbimet online po rëndojnë kostot mbi qytetarët më të pambrojtur

Shërbimet online po rëndojnë kostot mbi qytetarët më të pambrojtur

Shërbimet online po rëndojnë kostot mbi qytetarët më të pambrojtur   Digjitalizimi i shërbimeve publike përmes portalit “e-Albania” është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të administratës, por në të njëjtën kohë po sjell sfida serioze për mijëra qytetarë që nuk kanë njohuritë apo mundësitë për t’u përshtatur me këtë realitet të ri.   Shumë prej tyre – veçanërisht të moshuarit, banorët e zonave rurale apo personat me vështirësi ekonomike – po hasin pengesa të mëdha për të kryer veprime bazike si aplikimi për dokumente, certifikata, pensione apo ndihmë ekonomike.      Mungesa e aftësive për të përdorur kompjuterin, telefonin inteligjent apo email-in, por edhe mosnjohja e procedurave ligjore, i detyron shumë qytetarë të kërkojnë ndihmë nga të tjerë për shërbimet online. Shpesh, ata paguajnë...