Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Atentati në Shkodër, disa të shoqëruar! Zbardhet dëshmia e ‘objektivit’: Nuk kam…
“Nuk kam konflikte me askënd”. Me këto fjalë ka nisur dëshminë e tij para oficerëve të Policisë së Shkodrës, 38-vjeçari E.B, të cilit iu bë atentat një ditë më parë në lagjen “Ndoc Mazi”. Sipas deklarimit të E.B, inspektor tatimesh, shpërthimi ka ndodhur sapo ai ka ndezur automjetin. E.B. është shprehur se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk ka asnjë dyshim se nga mund t’i ketë ardhur kjo ngjarje. Ndërkohë, policia e Shkodrës ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje, por ende nuk ka të dhëna për autorët e vendosjes së eksplozivit. Grupi hetimor ka sekuestruar provat e gjetura ne vendin e ngjarjes, ndërsa po analizohen edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë dhe në akset hyrëse të...