Shkrim prekës i mikut për Koço Devolen: Duhet të ikje që ta kuptonim se kush na la…

Shkrim prekës i mikut për Koço Devolen: Duhet të ikje që ta kuptonim se kush na la…

Koço Devole Nga Pëllumb Kulla Na la Koço Devole! Bota na është varfëruar… Na ike në prag të një Vitit të Ri… Lajmi na hidhëroi, na nxiu, na ngrysi. Ky ishte vetëm reagimi i parë, se më pas ne, me të kujtuar çaste të bukur nga jeta me ty, nisëm të qeshnim përsëri… Mbase kështu duhen përcjellë artistët e vërtetë të humorit, ata, që si ti, lindin njëherë në 200 vjet.Ja, ti je nga ata të paktët, nga ata të rrallët, që vajtohen me gaz në buzë. Ashtu të vajtuam. Sa zili ta kemi ikjen! Kur mund t’i bëhet njeriut zemra mal kur i ikën një mik i shtrenjtë?! Duket si prapësi, por ja që ndodhi me ty! Gazetat, kanalet televizive, të parët e vendit,...