Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Sulmet izraelite vrasin 33 persona në Gaza, Trump: Izraeli ka të drejtë të përgjigjet, armëpushimi nuk është në rrezik
Të paktën 33 palestinezë u vranë pas sulmeve izraelite në Gaza të martën në mbrëmje, tha agjencia e Mbrojtjes Civile dhe spitalet e drejtuara nga Hamasi. BBC raporton se Izraeli kreu sulme pas pretendimeve për shkelje të marëveshjes së pushimit nga Hamasi. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit akuzoi Hamasin se kishte sulmuar Gazën jugore, sulm që vrau një ushtar izraelit të martën, si dhe për shkelje të kushteve për kthimin e trupave të pengjeve të vdekura. Hamasi pretendoi se nuk kishte “asnjë lidhje” me sulmin dhe këmbënguli se ishte i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pohoi se “asgjë” nuk do të rrezikonte armëpushimin, por shtoi se Izraeli duhet të “kundërsulmojë” kur ushtarët e tij të jenë në shënjestër. Sulmet izraelite...