Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kërcënime me bomba në disa shkolla në Kumanovë
Disa shkolla fillore dhe të mesme kanë pranuar përmes postës elektronike alarme për bomba pasditen e djeshme. Policia ka dalë nëpër gjitha shkollat ndërsa nxënësit janë evakuuar. Burime policore konfirmuan rastin për Alsat duke shtuar se pas verifikime e do të dilet me qëndrim zyrtar. “Datë 28.10.2025 rreth orës 18:00, në SPB Shkup dhe SPB Kumanovë u raportua se në adresat e email-it të disa shkollave fillore ishin marrë mesazhe për pajisje shpërthyese të vendosura në shkolla. Kontrollet nga njësitet e policisë janë duke u zhvilluar.”, thonë nga MPB./Alsat/