“Nuk ka më të paprekshëm”, Altin Dumani tjetër mesazh: Refuzoni korrupsionin, askush mbi ligjin

“Nuk ka më të paprekshëm”, Altin Dumani tjetër mesazh: Refuzoni korrupsionin, askush mbi ligjin

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, mori pjesë dje në takimin hyrës të projektit të BE-së “EU4EduGovRegAL” në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, një nismë që synon forcimin e edukimit dhe qeverisjes rajonale. I pranishëm mes studentëve dhe profesorëve, Dumani mbajti një fjalim ku theksoi se reforma në drejtësi ka provuar se “askush nuk është mbi ligjin” dhe se pavarësia nga ndikimi politik është thelbi i ndryshimit institucional që Shqipëria po ndërton. Në fjalën e tij, kreu i SPAK u ndal te rezultatet konkrete të gjashtë viteve të para të funksionimit të strukturës që ai drejton. “Në fillim ishim vetëm tetë prokurorë, sot jemi një institucion i konsoliduar me 20 prokurorë dhe një Byro Kombëtare Hetimi me 60 hetues. SPAK ka ngritur akuza...