Hyri ilegalisht në Britani, emigranti shqiptar fiton betejën 26-vjeçare për shtetësinë britanike

Hyri ilegalisht në Britani, emigranti shqiptar fiton betejën 26-vjeçare për shtetësinë britanike

Një emigrant shqiptar ka fituar të drejtën për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të mbajtur shtetësinë britanike, pas një beteje ligjore që ka zgjatur plot 26 vjet. Gentian Hoti, i lindur në Shqipëri, mbërriti në Britani në vitin 1999 kur ishte vetëm 15 vjeç. Ai kërkoi azil duke përdorur një identitet të rremë, duke pretenduar se ishte një vit më i ri dhe se kishte lindur në Kosovë, jo në Shqipëri. Në atë kohë, ai deklaroi se kishte vuajtur nga autoritetet serbe në Kosovë dhe se ishte ndarë nga familja gjatë arratisjes. Megjithëse kërkesa e tij për azil u refuzua, autoritetet britanike i dhanë leje të jashtëzakonshme qëndrimi deri në vitin 2003. Më pas, Hoti u vendos në kujdesin e autoriteteve lokale...