Ndarja e tregut të TPL-ve nuk ka ndryshuar as me aplikimin e rregullores së re për faktorët e riskut

Ndarja e tregut të TPL-ve nuk ka ndryshuar as me aplikimin e rregullores së re për faktorët e riskut

Ndarja e tregut të sigurimit të detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta është pothuajse e pandryshuar edhe këtë vit.Sipas informacionit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për 9-mujorin 2025 tregu i këtij produkti kryesohet nga Sigal, me 20.64% të primeve të shkruara bruto, nga 20.6% që mbante një vit më parë. Ndjek Eurosig, me 15.19% (nga 15.25% një vit më parë) dhe Sigma, me 14.59% (nga 14.6% një vit më parë).Edhe për kompanitë e tjera, ndryshimi i pjesës së tregut është i papërfillshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Problemi i konkurrencës në tregun e TPL-ve u ngrit edhe këtë vit gjatë raportimeve në Kuvendin e Shqipërisë nga AMF dhe Autoriteti i Konkurrencës. Deputetët nënvizuan se ngrirja e ndarjes së...