Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Ky është kuzhinieri i vrarë nga kolegu i vet në restorant
Personi në foto është kuzhinieri i vrarë sot me thikë në një restorant te kompleksi “Kika 2” në lagjen “Komuna e Parisit” në Tiranë. 34-vjeçari Indrit Ismaillari u qëllua me thikë në qafë nga Filip Shehu, picajol, me të cilin punonin së bashku në restorantin “City Lounge”. Ai ndërroi jetë për shkak të gjakderdhjes në spital, teksa dyshohet se thika i ka prekur arterien vitale. Autori u arrestua në vendngjarje nga forcat e policisë, ndërsa sherri dyshohet se nisi për motive banale. Shehu tha se ishte bullizuar prej tij në vendin e punës.