Meriton Mjekiqi reagon pas lajmeve për arrestimin e tij dhe të vëllait: Është një keqkuptim!

Meriton Mjekiqi reagon pas lajmeve për arrestimin e tij dhe të vëllait: Është një keqkuptim!

Moderatori i njohur dhe ish-finalisti i Big Brother VIP 3, Meriton Mjekiqi, ka reaguar pas lajmeve të bujshme që qarkulluan në portale, ku thuhej se ai dhe i vëllai ishin arrestuar pas një sherri banal. I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” mbrëmjen e sotme, Meriton Mjekiqi hodhi poshtë këto raportime, duke sqaruar se lajmet e publikuara nuk përputhen me realitetin, teksa shprehej se dallimi i të vërtetës nga ajo që lexohet nëpër portale është shumë i madh. “Dallimi i të vërtetës dhe asaj që lexohet është shumë i madh, as jam arrestuar dhe as kam qenë në burg dhe as në arrati. Është një keqkuptim. Portalet abuzojnë sidomos me personazhet e showbizit. Vitin e kaluar ka qenë diçka shqetësuese për një aksident. Këto zhurmat...