“I dëgjojmë duke folur në front”, Kremlini kërcënon luftëtarët e huaj në Ukrainë

“I dëgjojmë duke folur në front”, Kremlini kërcënon luftëtarët e huaj në Ukrainë

Kremlini ka deklaruar se trupat ruse dëgjojnë vazhdimisht gjuhë të huaja të folura nga ata që luftojnë për Ukrainën në vijën e frontit dhe ka paralajmëruar se do t’i “shkatërrojë” ata. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i bëri këto komente në përgjigje të një pyetjeje lidhur me një raport të agjencisë së inteligjencës së jashtme ruse SVR, e cila thotë se Franca po përgatitet të dërgojë një kontingjent ushtarak prej 2 mijë ushtarësh dhe oficerësh në Ukrainë. Siç shkruan SKY News, Peskov gjithashtu pretendoi se Rusia nuk mund të vlerësojë ecurinë e negociatave për paqe me Ukrainën, pasi Kievi i ka pezulluar ato dhe nuk është i gatshëm të përgjigjet ndaj pyetjeve të Moskës. Vullnetarë të huaj kanë luftuar në të dyja anët e konfliktit...