ILD: Performanca e sistemit të drejtësisë, larg pritshmërive, mbingarkesa e punës dhe çështjeve gjyqësore, cënon..

ILD: Performanca e sistemit të drejtësisë, larg pritshmërive, mbingarkesa e punës dhe çështjeve gjyqësore, cënon..

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, raportoi dje para Kuvendit për veprimtarinë e institucionit që drejton, gjatë vitin 2024. Në thelb, Metani vlerësoi se efektiviteti dhe cilësia e sistemit të drejtësisë nuk janë në nivelin që i përgjigjet pritshmërive të qytetarëve shqiptarë. Fillimisht ai solli disa të dhëna statistikore që pasqyrojnë një pjesë të veprimtarisë së ILD-së gjatë vitit 2024. “Gjatë vitit 2024, ILD kishte 2854 ankesa për trajtim. Nga këto, ka trajtuar 1374 ankesa. 54 prej tyre kanë përfunduar me hetim disiplinor. Gjatë vitit 2024, ka një dyfishim të kërkesave për procedim disiplinor, konkretisht, janë 11 magjistratë të proceduar, 6 gjyqtarë dhe 5 prokurorë, me masa që varjojnë nga shkarkimi nga detyra deri te vërejtja konfidenciale. Veç ankesave dhe procedimeve disiplinore, ILD ka...